Lajme

Të dielën nuk votohet demarkacioni

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 17 Shkurt 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pak minuta më parë në një konferencë për media ka bërë të ditur seanca për demarkacionin nuk do të mbahet nesër. Duke mos dhënë datën e saktë Haradinaj ka thënë se ajo mund të mbahet javën e ardhshme, shkruan Infokusi.com.

Kryeministri Haradinaj madje është shprehur optimist se do të arrihen votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes

‘ Mund të ndodhë që seanca për demarkacionin të mbahet gjatë javës që vie e jo nesër dhe besoj që do të jetë votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjet’, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Të premten presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë publike se ka nënshkruar një Deklaratë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy