Të dhunuara, tash viktima të heshtjes
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 01 August 2018
Mijëra gra kanë qenë të dhunuara gjatë luftës në Kosovë: tash për të drejtën për ndihmën e viktimave të luftës, ato do të duhet që ta mposhtin omertën e imponuar nga familjet e tyre.
Kështu nis një tekst i Francesoir, kushtuar viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
Tash 41 vjeçare Z. Ishte studente e Edukimit kur në maj të vitit 1999 pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, e rrëmbyen atë bashkë me motrën 18 vjeçare në qendër të Kosovës. Ato më pas ishin dërguar në një depo të një fshati agrokultural në Serbi, përcjell Klan Kosova.
“Ata pinë, kënduan, luajtën me muzikë para se të na ktheheshin ne. Nuk e di se sa më kanë dhunuar pasi që mua më ra të fikët gjatë dhunimit të parë”, ka thënë ajo për AFP. Kur ajo u kthye në vetëdije, motra e saj më e vogël ishte pranë saj duke qarë. Dhunuesit kishin ikur.
Organizatat për të drejtat e njerëzve thonë se gjatë luftës në mes të aktivistëve të pavarur shqiptarë dhe forcave serbe (1998-1999, 13 mijë njerëz u vranë), dhe mbi 20 mijë vajza dhe gra ishin dhunuar. Por që kultura e heshtjes bën që çdo regjistrim të bëhet i pamundur.
Kanë kaluar afër 20 vjet deri kur institucionet e Kosovës kanë nisë që ta bëjnë pagesën mujore si ndihmë prej 230 euro për viktimat e luftës në fillim të 2018-ës.
Edhe më shumë kohë do të duhet për hulumtuar. Vetëm rreth 600 raste dihen dhe 115 viktima, përfshirë Z., që kanë marrë këtë ndihmë. Identiteti i tyre mbahen sekret.
– Viktimat e luftës –
Të afërmit e Z. i kanë kërkuar asaj prej kohësh që të heshtë. Sikurse për qindra të tjerë, të flasësh do të thotë të marrësh rrezikun e izolimit në një shoqëri patriarkale ku dhunimi llogaritet si prekje e nderit të familjes.
“Nuk e kam nisur procedurën për para. Dhimbja nuk zbutet. E bëra sepse kjo është njohja e parë zyrtare që unë jam viktimë e luftës”, “mundësia e parë që ta ndajë ngarkesën time më dikë jashtë familjes”, ka thënë ajo.
“Shenja e turpit mbetet jashtëzakonisht jo bindëse (…) Kjo i ndalon viktimat që të flasin lirshëm rreth traumave të tyre dhe kërkimi i drejtësisë”, ka thënë Behxhet Shala, drejtor i Këshillit për Mbrojtjen e Të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, që ngjall “një tabu të heshtjes të fuqishme sa omertë”.
“Gratë e dhunuara nuk janë të pranuara në familjet e tyre dhe rrjedhimisht as në shoqëri”, ka thënë Selvije Izeti Çarkaxhiu, psikologe që këshillon viktimat.
“Familjet kanë zgjedhur heshtjen si mënyrën më të mirë për t’u marrë me çështjen … Duke fshehur dhunimin, ata dhunojnë viktimat për herë të dytë”, ka thënë Feride Rushiti që drejton Qendrën për Rehabilitimin e Viktimave të Torturuara në Kosovë.
“Izolimi dhe heshtja ndihmojnë vetëm dhunuesit”, ka shtuar ajo.
Para se të mbyllej në fund të 2017-ës, Tribunali Ndërkombëtarë i Krimeve në Hagë për ish Jugosllavinë (ICTY) ka dënuar vetëm tre zyrtarë të lartë serbë për përdorim të abuzimit seksual si mjet për spastrim etnik dhe persekucion gjatë luftës në Kosovë.
“Duke poshtëruar gratë, ata synuan që të dobësojnë moralin e lëvizjes së rezistencës së shqiptarëve”, sipas Behxhet Shala.
Ashtu edhe për gjykatat në Kosovë, ato nuk kanë dhënë një dënim të vetëm që prej përfundimit të luftës, sipas Qendrës për Drejtësi Humanitare, një OJQ e specializuar në krimet e luftës në ish Jugosllavi. Tri grupet e procedurave kanë rezultuar me shumë shfajësime, thotë Amnesty internacional.
– Lehtësimi i dhimbjes –
Kjo çështje “është një prej lëndimeve më serioze që vazhdon të prekë shumë shoqërinë kosovare”, ka thënë Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli. Por që pasiviteti i autoriteteve është denoncuar nga shoqëria civile.
Ligji që zyrtarizon shpërndarjen daton që nga viti 2014. Por procesi i regjistrimit ka nisur katër vjet më vonë. “Gjëja më me rëndësi është që të niste procesi – nuk është për para … por për të pasur një afrim me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të mund t’u lehtësohet dhimbja”, ka thënë Minire Begaj, drejtoreshë e komisionit që vendos për dhënien e ndihmës.
OJQ të ndryshme ndjejnë keqardhje që vetëm gratë e dhunuara para qershorit 1999 kanë të drejtën për këtë ndihmë. Nga pikëpamja e tyre këtu përjashtohen de facto viktimat serbe të pjesëtarëve të guerilasve shqiptarë të Kosovës, pas tërheqjes së forcave të Beogradit.
Z. Pret ditën kur shoqëria do ta trajtojë atë si viktimë: “Nuk do të gjejë paqe deri të ndjehem e lirë të them me zë që unë kam qenë e dhunuar dhe që nuk duhet ta trajtohem si fajtore sikurse dhunuesit, por sikur dikush që duhet t’i kërkohet falje”.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...