Të dhënat shqetësuese të CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori!
Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 30 September 2024
Vetëvrasjet në SHBA vijuan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar.
Sipas disa të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2023 u raportuan mbi 49,300 vdekje nga vetëvrasjet. Ky numër që mund të rritet paksa, ndërsa përfundojnë dhe raportohen hetimet për disa vdekje.
Në vitin 2022, u raportuan afro 49,500 raste, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara të enjten. Këto shifra janë aq afër njëra-tjetrës, saqë shkalla e vetëvrasjeve për dy të dyja vitet konsiderohet e njëjtë, thanë zyrtarët e CDC-së.
Niveli i vetëvrasjeve në SHBA është rritur për gati 20 vjet, përveç një rënieje në dy vite rreth fillimit të pandemisë COVID-19.
Pra, “mbetja e pandryshuar e nivelit të vetëvrasjeve, është një lajm disi premtues,” thotë Katherine Keyes, një profesore e shëndetit publik në Universitetin e Kolumbias që studion vetëvrasjen.
Në të vërtetë, ka arsye për optimizëm. Një linjë kombëtare krize e krijuar para 2 vjetësh, i jep mundësinë kujtdo në Shtetet e Bashkuara që të telefonojë numrin 988 për të kontaktuar specialistë të shëndetit mendor. Kjo dhe përpjekjet e tjera mund të kenë filluar të japin rezultat, thotë Prof. Keyes, por “mbetet për t’u parë”.
Ekspertët paralajmërojnë se vetëvrasja – shkaku i 11-të kryesor i vdekjeve në vend në vitin 2022 – është një problem i ndërlikuar dhe se përpjekjet për kryerjen e saj mund të nxiten nga një sërë faktorësh. Mes tyre janë nivelet e larta të depresionit, mangësitë në shërbimet e shëndetit mendor dhe armët në dispozicion.
Rreth 55% e të gjitha vdekjeve nga vetëvrasjet në vitin 2022 kishin të bënin me përdorimin e armëve të zjarrit, sipas të dhënave të CDC-së.
Gjetjet kryesore të CDC-së për vitin e kaluar
Vetëvrasja ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjes për moshat 10-14 dhe 20-34 vjeç dhe shkaku i tretë kryesor për moshat 15-19 vjeç.
Vetëvrasjet vazhdojnë të jenë më të shpeshta mes djemve dhe burrave sesa vajzave dhe grave. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve për çdo grup – me një diferencë të madhe – ishte tek meshkujt e moshës 75 vjeç e lart, me rreth 44 vetëvrasje për çdo 100,000 meshkuj të asaj moshe.
Mes grave, shkalla më e lartë ishte tek ato që ishin të moshës së mesme, rreth 9 në çdo 100,000. Por rritjet më dramatike janë parë tek adoleshentet dhe gratë e reja. Niveli për këtë grup është dyfishuar në dy dekadat e fundit.
Niveli i përgjithshëm i vetëvrasjeve në vitet 2022 dhe 2023 ishte 14.2 për çdo 100,000 vetë. Po kaq ishte niveli edhe në vitin 2018. Para vitit 2018, shkalla e depresionit nuk kishte qenë aq e lartë që nga viti 1941./VOA
Të tjera
-
Hapet konkursi për Drejtor të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar ...
-
Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës sa më shpejt
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Bashkimi Ev...
-
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nesër do të ketë një takim me...
-
Përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiq, Kurti: Do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti ka folur për përgjimin e radhës që u publikua për sh...
-
Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses
Millan Radoiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit p...
-
Tragjedia nga përmbytjet, Gërvalla kërkon të ndahen 200 mijë euro për solidarizim me Bosnjën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka kërk...
-
Si shkoi seanca e sotme gjyqësore për Banjskën?
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanc...
-
Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur pasi Qeveria e...
-
Afro 800 punëtorë ende pa paga në Viti, kryetari “selam” Muratit: Qiti paret, lej llafet!
Sot shënon data 9 e muajit tetor e punëtorëve të arsimit në Komunën e Vitisë...
-
Kurti: Pensioni bazik u rrit në 120 euro, puna jonë për mbështetjen e pensionistëve s’përfundon këtu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 223 të Qeverisë së Kosovës...
-
Kurti: Vendkalimet tjera për mallrat serbe do të hapen kur të pajisemi me skanerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në Leposaviq për të parë s...
-
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka tregu...