Lajme

Të dhënat nga 24-orëshi i fundit në Spitalin e Pejës, 9 pacientë në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 03 March 2021

9 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 289 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,037 analiza.

218pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan faqja zyrtare e spitalit të përgjithshëm në Pejë në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane.

Kanë lindur 3 foshnje,2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera