Të dënuarit për vrasje i ulet dënimi, revoltohet vëllai i viktimës
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 19 January 2018
Vëllai i Fadil Makolllit është revoltuar, pasi iu ul dënimi vrasësit të vëllait të tij. Fidan Makollit, i është ulur dënimi për të dytën herë për akuzën për vrasje të djalit të axhës, Fadil Makollit.
E uljen e dënimit të tij, vëllai i të ndjerit, Ali Makolli e quajti absurd, duke iu referuar djalit të axhës së tij, njëherësh edhe vrasësit të vëllait të tij, si “kriminel”.
“A është kjo drejtësi? Kur një kriminel e vret djalin e axhës e gjykatat tona e dënojnë njëherë 18 vjet, e kthejnë në rigjykim e dënojnë me 15 vjet. Pastaj Apeli ia ul në 13 vjet. Çfarë drejtësie është kjo?”, tha ai për kallxo.com.Aliu po pretendon se ulja e dënimit ndodhi për shkak të ndikimit.
kallxo.com ka kontaktuar me avokatin e familjes së dëmtuar, Betim Shalën, i cili tha se ende nuk ka bërë ankesë, por se do ta bëjë një të tillë.
“Unë nuk kam parashtruar ende ankesë, pasi që ka ushtruar prokurori i rastit”, tha Shala, duke lënë të hapur opsionin që edhe ky vetë të ushtrojë ankesë.Por këto akuza i ka refuzuar në tërësi avokati i të akuzuarit, Besnik Jakupi.
I kontaktuar nga kallxo.com, Jakupi tha se nuk qëndrojnë akuzat për ndikim në gjykata.“Nuk qëndron fakti se dikush nga familjarët e të mbrojturit tim Fidan Makolli të ketë ndikuar në zbutjen e dënimit. Në arsyetimin e aktgjykimit në mënyrë bindëse janë përshkruar rrethanat lehtësuese të cilat kanë ndikuar në zbutjen e dënimit”, tha Jakupi.
Ai shtoi se ky dënim përfundimtar është në përputhje të plotë me peshën e veprës penale dhe përgjegjësinë penale të kryerësit të veprës.Në dhjetor të vitit të kaluar avokati i të akuzuarit Makolli, Besnik Jakupi, konfirmoi uljen e dënimit për herë të dytë ndaj klientit të tij, nga 15 vjet burgim në 13.
Në mars të vitit 2017 shkalla e parë e kishte dënuar Makollin me 18 vjet burgim.
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...