Sport

A do të dënohet PSG, tregon presidenti i UEFA

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 28 August 2018

Presidenti i UEFA ka thënë se Real Madridi nuk bën të pret UEFAn për Fair Playin Financiar të PSG’së, pasi që ai do të vije më vonë.

Në një intervistë për gazetën Ekipa, që është gazetë sllovene, presidenti i UEFA’s, Aleksander Ceferein ka thënë se vendimi se a i ka thyer apo jo rregullat e Fer Playit Financiare do të marrin kohë dhe se Real Madridi nuk bën ta pret këtë vendim.

Drejtori po ashtu është përgjigjur edhe për VAR’in në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

“Vendimi për PSG do të merret më vonë. Është e vërtetë që Real Madrid janë duke pritur për këtë vendim, por më mirë mos ta bëjnë”, ka thënë ai.

Skudra nga Ligue 1 kishte blerë Neymarin për shumë rekorde, 222 milionë euro verën e kaluar dhe mandej kishte blerë edhe Mbappen për 180 milionë euro, e cila blerje ishte huazim me pagesë me rata. Një vendim ishte bërë ku thoshte se PSG kishte bërë gabime por rasti është hapur dhe janë duke u mbledhur prova për shpenzimet e këtij ekipi.

Ceferine ka thënë se “ata nuk kanë diskutuar për VAR”, kur është pyetur se a do të përdoret sivjet VAR në Ligën e Kampionëve.

“Ende nuk jam i bindur për VAR. Janë disa gjëra që ende nuk janë sqaruar. Kush vendos për ta shikuar VAR? Gjyqtari videoasistues apo gjyqtari kryesor. Njerëzit nuk e kuptojnë këtë e as gazetarët. Ne e dimë që një ditë do të jetë e nevojshme të përdoret VAR, por kur ne të jemi gati”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera