A do të dalë fituese LVV-ja në zgjedhjet e 22 tetorit?
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 22 June 2017
Politologu Ramush Tahiri beson se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit do të ndikojë edhe në zgjedhjen e sivjetme lokale, shkruan “Zeri.info”.
“Ky është vullnet i votuesve që e përcjell trendin e ndryshimit”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij “Vetëvendosje” mund të prijë dukshëm në zgjedhjet lokale.
Për dallim prej tij analisti Dimal Basha nuk beson se rezultatet e zgjedhjeve lokale do ta nxjerrin LVV-në në listën e fituesve, siç ndodhi më 11 qershor.
“Unë besoj se do të kemi ndryshime edhe në zgjedhjet lokale, mirëpo nuk pres që të jenë të një niveli që kemi përjetuar në zgjedhjet qendrore. Kjo sepse “truri” i lëvizjes ‘Vetëvendosje’ është kryesisht i përqendruar në Prishtinë, kurse jashtë saj kjo parti ende ka deficit kapacitetesh njerëzore për t’i sfiduar seriozisht pushtetet lokale”, ka përfunduar Basha për “Zeri.info”,
Në anën tjetër, analisti politik Imer Mushkolaj mendon se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk mund të “përkthehet” bllanko në rezultat të zgjedhjeve lokale.
“Trendi, inercioni i rezultatit të zgjedhjeve parlamentare do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale. Por, zgjedhjet lokale janë shumë më specifike dhe njerëzit nuk votojnë për të njëjtat arsye si në ato parlamentare”, ka deklaruar ai.
Më tej, Mushkolaj ka theksuar se në zgjedhjet lokale kanë shumë rëndësi kandidatët dhe premtimet e tyre.
“Shumë e rëndësishme në zgjedhjet lokale është se cilët do të jenë kandidatët për kryetarë komunash dhe çfarë premtimesh do të japin ata. Po ashtu e rëndësishme është se çfarë është realizuar e çfarë jo gjatë mandatit katërvjeçar nga kryetarët aktualë”, ka potencuar Mushkolaj./ZERI/.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...