Të burgosurve nuk u kthehen mbi 32 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 30 June 2018
Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur se janë mbi 32 mijë euro që nuk u janë kthyer pas lirimit personave që kanë qenë në burgjet ose qendrat e paraburgimit në Kosovë. Në Shërbimin Korrektues, që menaxhon paratë e të burgosurve në mirëbesim, thonë se këto mjete janë grumbulluar pasi që të liruarit nuk kanë kërkuar tu kthehen.
Mbi 32 mijë euro nuk u janë kthyer të burgosurve pasi u liruan – Ku mbesin këto para?
Mbi 32 mijë euro të të burgosurve në Kosovë nuk u janë kthyer atyre kur e kanë kryer dënimin ose janë liruar nga burgu. Kthimi i parave në mirëbesim është obligim ligjor.
Ekziston një rregullore financiare në bazë të së cilës të gjitha paratë që dërgohen te i burgosuri, transferohen përmes llogarisë bankare përfshirë edhe paratë në rast se kanë me vete gjatë pranimit këta persona, raporton Gazeta Insajderi.
Ndërsa pas lirimit ish të burgosurit, duhet të bëjnë kërkesë dhe mjetet që u kanë mbetur aty do tu transferohen në llogaritë personale.
Pavarësisht asaj çfarë thotë rregullorja, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se një shumë e konsiderueshme e mjeteve nuk u janë kthyer të burgosurve, shkruan Insajderi.
Janë plotë 32 mijë e 647 euro që vazhdojnë të mbesin në fondin për mirëbesim. Për këtë fond, është përgjegjës Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Insajderi e ka siguruar listën e mjeteve që nuk u janë kthyer të burgosurve për secilën nga qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese deri në fund të vitit 2017.
Më së shumti para nga mos kthimi janë grumbulluar në qendrën korrektuese në Dubravë. Shuma prej 17 mijë e 553 euro vazhdon të mbetet në llogarinë e qendrës. Pas saj, renditet qendra e paraburgimit në Lipjan ku janë grumbulluar 4 mijë e 671 euro, ndërsa në qendrën korrektuese në Lipjan 2 mije e 160 euro.
Sipas dokumentacionit të siguruar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në qendrën e paraburgimit në Prizren janë grumbulluar 2 mijë e 586, në qendrën e paraburgimit në kryeqytet 2 mijë e 339 euro kurse në qendrën e paraburgimit në Gjilan janë 1 mijë e 566 euro.
Më pak se sa 1 mijë euro janë në llogaritë e qendrave tjera si: qendra e paraburgimit në Pejë 966 euro, në qendrën korrektuese në Smrekonicë 735 euro, kurse në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë 58 euro.
Një shumë minimaliste prej 10 euro është grumbulluar edhe në burgun e sigurisë së lartë në Gërdofc, shkruan Insajderi.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka pasur vërejtje për Shërbimin Korrektues të Kosovës lidhur me moskthimin e këtyre mjeteve. Kjo sipas ZAP është në kundërshtim me rregullat e aplikueshme.
ZAP konstaton se ky keqmenaxhim i pasurive të të burgosurve rritë rrezikun që këto mjete t`i ekspozohen keqpërdorimit.
Për këtë arsyeje zyra e auditorit rekomandon që ministri i drejtësisë përmes drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës të sigurojë që zyrtarët përkatës të cilët janë të ngarkuar me menaxhimin e parave të të burgosurve, me rastin e përfundimit të dënimeve , secilit person të liruar nga burgu t`ia kthejnë mjetet të cilat i kanë në depozitë.
Shërbimi Korrektues tregon se ku mbesin parat e të liruarve nga burgjet
Shërbimi Korrektues i Kosovës, si menaxhues i këtyre mjeteve, siguron se paratë që ende nuk u janë kthyer të liruarve nga burgjet janë të sigurta. Për më tepër, ky institucion tregon se si ka ardhur deri të grumbullimi i kësaj shume dhe pse nuk janë kthyer ato.
Jeton Kabashi, zyrtar për komunikim me publikun në SHKK, në një përgjigje për Insajderin tha se shuma totale prej 32 mijë eurosh është grumbulluar që nga fillimi i punës së këtij shërbimi në vitin 1999 dhe me funksionimin e PPB-së në vitin 2005.
“Prandaj ju sqarojmë se kjo shumë është grumbulluar nga shuma të vogla si 0.01 cent, 0.05 cent, 0.10 cent , 0.50 , 1 euro etj. Këto mjete të burgosurit e liruar nuk ardhur që t’i marrin”, tha Jeton Kabashi.
“Vlen të ceket se në këtë vlerë hyn edhe vlera e parave të burgosurve të cilët janë arratisur, vetëvrarë, kanë vdekur dhe të burgosurit të cilët janë liruar dhe një pjesë të parave i janë dhënë gjatë lirimit (deri 100 euro) e ndërsa pjesën tjetër nuk e kanë kompletuar me dokumentacionin për transfer bankar (kthim të mjeteve të tyre përmes llogarisë bankare të tij apo ndonjë anëtari të familjes të cilin e autorizon)”, tha Jeton Kabashi.
Kabashi tha për Insajderin tha se kjo shumë mbetet në llogaritë e burgjeve “dhe janë në dispozicion kurdo që të liruarit kompletojnë dokumentacionin për tërheqje të mjeteve apo transfer bankar”.
Për më tepër ai tha se për tërë këtë gjendje, Shërbimi Korrektues u ka telefonuar të burgosurve që të bëjnë tërheqjen e mjeteve të tyre të cilat ju kanë mbetur në fondin e mirëbesimit.
“Por nga ana e tyre nuk është shprehur interesim për shkak të shumave të vogla, duke theksuar shpenzimet e mëdha të transportit si arsye kryesore pse nuk duan që të vazhdojnë me procedura”, tha Kabashi.
Sipas Kabashit ka edhe raste kur të burgosurit (recidivist) janë rikthyer në burg, dhe mjetet e tyre të mbetura më herët përsëri i kanë pasur në dispozicion për shfrytëzim.
Zyra e Auditorit edhe vitin e kaluar kishte gjetur se vlera prej 25,644€ ishin paratë që nuk ju ishin kthyer të burgosurve pas lirimit të tyre. Vetëm në Qendrën Korrektuese të Dubravës në fund të vitit 2016 vlera e mjeteve të pakthyera ishte 13,844€.
Por Kabashit tha se në vitin 2017 shuma prej 23 mijë e 103 euro u është kthyer të liruarve përmes llogarive bankare.
Ky zyrtare të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka treguar se është aprovuar një rregullore e re me të cilën synohet të eliminohen problemet që janë identifikuar nga Zyra e Auditorit të përgjithshëm.
Si funksion rregulla financiare e pasurve të të burgosurve
Qeveria e Kosovës kishte nxjerrë në vitin 2012 rregulloren Financiare për menaxhimin e fondeve në mirëbesim – depozitat e të burgosurve. Përmes saj sqarohet se si behet regjistrimi i depozitave në Sistemi Informativ i menaxhimit financiar (SIMFK).
Thesari ka themeluar një nën-llogari në BQK në emër të çdo burgu për të mirën e të burgosurve. BQK përgatit një raport ditor në lidhje me të gjitha aktivitetet e nën-llogarive dhe e dërgon në thesar. Raporti ditorë më pas do të dërgohet nga Thesari në SHKK. Është përgjegjësi e SHKK t`i fus të gjitha depozitat e të burgosurve në SIMFK.
Transferi i depozitave të fondeve të të burgosurve bëhet kur i burgosuri transferohet nga një burg ose qendër paraburgimi në një tjetër ose kur i burgosuri lirohet nga burgu.
“Me kërkesë të SHKK thesari do të transferoj mjetet prej në-llogarisë së identifikuar në kërkesë në llogarinë e NLB dhe bilanci i fondeve të mbetura do të transferohet në llogarinë personale të të burgosurit dhe e gjitha kjo në pajtim me kërkesën e SHKK”, thuhet në rregulloren financiare.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...