Të burgosurit në Dubravë: S’kemi ushqim e ilaçe, të hetohen keqpërdoruesit e buxhetit
Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 04 March 2018
Me mungesë të ushqimit, të barnave, shërbimit mjekësor dhe me trajtim jo të duhur po përballen të burgosurit në burgun e Dubravës.
Përmes një letre dërguar KosovaPress-it, 24 të burgosur kanë treguar se me çka përballen në përditshmërinë e tyre teksa vuajnë dënimin.
Ata kanë bërë të ditur se në këtë burg mungojnë gjërat elementare të ushqimit, ku kanë cekur se ka mungesë edhe të barnave. Ndërsa, thonë se trajtohen si skllav të kohës moderne.
“Kërkojmë të merren më seriozisht me këta të burgosur me këta njerëz që vuajnë edhe nga sëmundjet dhe të drejtat themelore. Duhet me urgjencë të merret ministri personalisht Abelard Tahiri të merret urgjentisht me menaxhimin e këtij institucioni. Në këtë burg mungojnë edhe gjërat ushqimore, në këtë institucion mungojnë gjërat më të thjeshta ushqimore lakra, patatja, domatja, trangujt. Mungojnë edhe barnat mjekësore”, thuhet në letër.
Të burgosurit në burgun e Dubravës u kanë bërë ftesë organizatat qeveritare dhe atyre joqeveritare që të merren seriozisht me këtë qendër. Ndërsa, një ftesë kanë pasur edhe për kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri.
“Kryeprokurori të merret me hetim të plotë se ku shkojnë këta tendera, të hetohen këto para për secilin të burgosur dhe kush është duke i zhvatur këto para. I nderuar ministër me urgjencë të thërrasim merru me këtë shërbim, se ky shërbim është nën ombrellën tuaj. I nderuar ministër, kërkojmë nga ju të merreni seriozisht me këtë qendër dhe mos t’i dëgjoni njerëzit që e menaxhojnë këtë institucion. Ta formoni një komision, nga prokurori dhe me urgjencë të merret me këtë qendër dhe të gjinden zhvatësit e këtij institucioni dhe të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet tutje në letër.
Gjithashtu, ata kanë thënë se në këtë qendër vdesin njerëz duke mos marrë trajtim mjekësor, si dhe se nuk ka dhënie llogari sa për një kafshë.
“Të nderuar president, kryeministër, krye parlamentar, padrejtësitë që jemi duke i përjetuar na len me dëshirua të ishim banor, shtetas të shteteve të posa dala nga lufta, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia, Mali i zi. Në këto republika ka pasur shumë amnisti, në këto republika iu ka dhënë amnistia, iu ka dhënë e drejta për jetë. Këto republika të dalura nga lufta madje kanë dhënë 2-3 herë amnisi të përgjithshme, kurse shteti ëmë, shqiptar, ka pasur raste edhe brenda 1 viti 2 herë amnisti dhe falje. Rasti i fundit shteti i Maqedonisë dha amnisti me 26 janar 30 përqind të vitit 2018. Ne të burgosurit të cilët kanë mbet në mëshirën e Zotit, e ndjejmë vërtet sikur të jetonim në mesjetë!!!”, thuhet në letër.
Në institucionet e Republikës së Kosovës, privilegjet sipas tyre mjerisht blihen me para, privilegjet i takojnë jo sipas ligjit, por në përfundim të dënimit apo të fortit.
“Mos respektimi, moszbatimi mundet lehtë të na qoj deri tek eskalimi i situatës. Urojmë përmes kësaj shkrese mos të hasim në vesh të shurdhër”.
Ditë më parë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka bërë publik raportin për Monitorimin e Qendrave të Ndalimit, Qendrave të paraburgimit dhe Qendrave korrektuese, ku u vë në pah politizimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Po në atë raport është thënë se edhe pse SHKK mund të llogaritet si qendra më e suksesshme korrektuese në rajon, ajo vazhdon të përballet me ndërhyrje politike, pasi që të privuarit nga liria në Kosovë përballen me nepotizëm dhe standarde të dyfishta në aplikimin e regjimit të avancuar por edhe të privilegjeve. Ndërsa, është thënë se problem i përgjithshëm në vitin 2018 mbetet mungesa e Ligjit për Amnisti dhe një spital i përgjithshëm i burgjeve që do t’i kontribuon edhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Numri i përgjithshëm i të privuarve nga liria gjatë vitit 2017 në Kosovë ishte 2730. Prej tyre 192 janë minoritete; serbë 100, ashkali 7, romë 33, boshnjakë 18 dhe turq 8 ndërsa të tjerët nuk janë deklaruar. Në burgjet e Kosovës janë edhe 50 shtetas të huaj. Femra të privuara nga liria janë 66 kurse të mitur 60. Mosha e të privuarve nga liria është nga 15 deri në moshën 74 vjeçare. Derisa raporti Monitorues për vitin 2017-të e nxjerrë si dukuri pozitive faktin se nuk ka pasur mbipopullim të Qendrave Korrektuese. Faktor tjetër pozitiv nga ky raport del të jetë edhe rritja e numrit të të liruarve me kusht.
Derisa raporti tregon se Qendra në Smrekonicë mund të jetë model për të tjerat, ndërsa ajo në Mitrovicën Veriore është në gjendje të rregullt, teksa Qendra Korrektuese e Prizrenit njihet si qendra më problematike.
Ndryshe, buxheti i SHKK-së për vitin 2017, ishte 16 milionë e 660 mijë e 598 euro.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj me ekipet e tyre, Siç thuhet në komunikatë, në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës. “Inspektorati Policor i Kosovës në bazë të mandatit të tij, vijon me inspektimet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme në Policinë e Kosovës përmes së cilave synon të kemi polici efikase, transparente dhe të përgjegjshme në detyrat e saj”, thuhet në komunikatë. Në këtë takim u diskutua niveli i zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë. “Ministri Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës”. “Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...