Lajme

Të burgosurit dhe zarfet vendosin për Istogun

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 17 December 2017

Rezultati i ngushtë në Istog me 52 vota diferencë në mes Dreshajt dhe Rugovës nuk është ende përfundimtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka të dhëna për numrin e votave me kusht përderisa zyrtarët e KKZ në Istog kanë konfirmuar për KALLXO.com se të panumëruara për momentin janë 85 vota me postë dhe 74 vota të tjera të cilat vijnë nga votuesit i nga shtëpitë dhe burgjet e Kosovës.

“Presim t’i llogarisim numrin e votave me kusht ndërsa 85 vota janë me postë dhe 74 janë me votime nga shtëpitë dhe burgjet”, ka thënë Bashkim Ademaj nga KKZ Istog.

-Advertisement-

Rezultatet e numërimit preliminar nxjerrin fitues me 52 vota diferencë Gani Dreshajn e AAK-së.

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, Gani Dreshaj, rezulton fitues i zgjedhjeve të sotme në këtë komunë në bazë të rezultatit preliminar të shpallur nga KQZ.

Ai e ka mposhtur Haki Rugovën e LDK-së me një diferencë të ngushtë prej vetëm 52 votash.

Në bazë të të të gjitha kutive të votimit të numëruara, Dreshaj ka marrë 10,241 vota ndërsa haki Rugova 10,189 vota.

Deri më tani, që nga viti 2000, Istogu ka qenë i qeverisur nga LDK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera