Lajme

Të burgosurat në Lipjan fillojnë mbjelljen pranverore në Qendrën Korrektuese

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 29 April 2021

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme.

Në kuadër të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, përveç se është punuar në prodhimin e maskave mbrojtëse dhe punëve të kësaj natyre, me ndërtimin e seres bujqësore në këtë qendër është shtuar edhe një aktivitet i punësimit të të burgosurave, thuhet në njoftim.

Ministri Vitia mbanë takimin e parë koordinues të donatorëve

-Advertisement-

Të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore siç janë mbjellja e domateve, specave, trangujve dhe luleve të llojeve të ndryshme.

E gjithë kjo punë është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre dhe është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan .

Të gjitha rendimentet e prodhuara nga këto kultura bujqësore do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike, dita ditës po synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.Përveç kësaj, me angazhimin e të burgosurave në punë brenda kësaj qendre, synohet edhe normalizimi i jetës së tyre të përditshme./I

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera