Lajme

Të artat e Kosovës, vizitojnë laboratorin Olive në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 28 December 2021

Distria Krasniqi e Nora Gjakova, dy kampionet e Kosovës në xhudo, kanë vizituar një ndër laboratorët më të mirë në vend ku ofrohen shërbimet më cilësore shëndetësore.

Në laboratorin Olive dy të artat e Kosovës vazhdimishtë kanë marrë shërbimet e nevojshme duke filluar nga testet PCR pa të cilat nuk mund të udhëtonin gjatë kohës së pandemisë e deri te analizat e tjera të nevojshme për të zhvilluar karrierën e tyre në xhudo.

E sipas menaxheres operacionale të Olive, Blendina Qenaj të gjitha këto shërbime, ekipi i xhudos së vajzave i marrin falas që nga qershori i këtij viti.

-Advertisement-

“Në laboratorin Olive, ekipi i xhudos ka filluar të marrë shërbimet që nga koha kur do të merrnin pjesë në lojërat Olimpike. E kemi filluar prej testeve PCR mandej kemi fillu edhe me analiza laboratorike kontrolla e të gjitha”, ka thënë Qenaj.

Mirëpo ky laborator përvec ekipit të xhudisteve me shërbime shëndetësore i ka dalë në ndihmë edhe ekipeve të tjera të komunitetit olimpik nga Kosova.

“Secilit pjesëtar të komunitetit olimpik nga Kosova iu kemi ofruar këto shërbime pra jo vetëm ekipit të xhudistëve. Kontrollat mjekësore si kanë të caktuara me numër, ato bëhen sa herë që ata kanë nevojë”, ka shtuar menaxherja e Olive.

Kujtojmë se së fundmi Distria Krasniqi ka zënë vendin e parë në botë në sportin e xhudos. Derisa xhudistet janë shprehur të lumtura me shërbimet që iu ofron laboratori Olive në Prishtinë.

E ky laborator shërbimet e tij i ka zgjeruar edhe në qytete të tjera të Kosovës, si në Prizren, Gjilan e së shpejti edhe në qytete të tjera të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera