Lajme

Të arrestuarit nga Policia në Prishtinë, një nga ta ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve në “Trafiku Urban”

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 14 March 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizmin e një aksion në kuadër të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë është theksuar se janë arrestuar katër persona të dyshimtë.

Në mesin e të arrestuarve nga ky rast është edhe ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve të “Trafikut Urban”, Ruhan Beha si dhe Lulëzim Rexhepaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”.

-Advertisement-

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur pozitën e autoritetin zyrtar, transmeton lajmi.net.

Ata dyshohet se kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve këta dy bashkë me ish sekretarin e ndërmarrjes, Florent Tahiri, në bashkëpunim me V.K pronar autosalloni, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban”.

Policia pas intervistimit të të dyshuarve në prani të avokatëve, ka liruar me urdhër të prokurorit ish sekretarin dhe pronarin e autosallonit, ndërsa ka dërguar në mbajtje për 48 orë, Lulzim Rexhepaj e Ruhan Beha.

Ruhan Beha ishte arrestuar edhe në vitin 2020, nën dyshimin se duke përdorur pozitën zyrtare kishte tentuar të punësonte një familjar të tij.

Në atë kohë, ish-kryesuesi i bordit në polici ishte denoncuar nga ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepi, i cili poashtu u arrestua sot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera