Lajme

Të armatosur hajnat hyjnë për të vjedhur në një shtëpi në Çagllavicë, publikohen pamjet

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 14 January 2022

Dy hajdutë kanë hyrë mbrëmë për të vjedhur në një shtëpi në lagjen Çagllavicë të Graçanicës.

Pronarët e shtëpisë në fjalë i kanë dërguar Klan Kosovës pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat shihen hajnat teksa hyjnë në objektin e banimit.

Sipas tyre, hajnat i kanë shpeshtuar vjedhjet edhe në shtëpi të tjera të lagjes.

-Advertisement-

Një vjedhje që përfundoi me përleshje me armë mes hajdutëve dhe policisë ndodhi mbrëmë edhe në fshatin Dobërdol të Podujevës. Hajnat kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë ndërsa ishin duke ikur, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Të shtënat me armë ndodhën jashtë rrethojës së shtëpisë, pasi hajdutët filluan të ikin arave, kur policia tentoi t’i arrestonte.

Përkundër kësaj, asnjë zyrtar policor nuk ka mbetur i lënduar, por as autorët e vjedhjes nuk janë kapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera