Të ardhurat e deputetëve që kundërshtuan tërheqjen e parave nga Trusti për qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 26 May 2022
Të gjithë janë deputetë të mazhorancës, e të pestë ata votuan kundër tërheqjes së trustit. Deputetët e Vetëvendosjes për shumë arsyeje që sipas tyre janë goxha përmbajtjesore votuan kundër.
Por si qëndrojnë vetë ata financiarisht.
Armend Muja që është edhe nga më të zëshmit që tërheqja e Trustit të mos ndodhë, ka një banesë 60.00 m2 të cilën e mori me kredi në 2009 e që kap vlerën e 35,000.00 euro.
Një veturë që e bleu me kursime në vitin 2010 në vlerë prej 6,400.00.
Muja në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti-Korrupsion, rezulton se merr katër mijë euro në muaj nga dy puna që mban – atë të deputetit në Kuvendin e Kosovës dhe si Ligjërues e Rektor në një kolegj privat.
Edhe deputetja nga radhët e “Listës Guxo”, Jeta Statovci votoi kundër. Por, ajo ka mbi 11 mijë euro para të gatshme në bankë dhe investime në kriptovaluta. Të hyrat vjetore të saj sillen rreth 17 mijë euro, të cilat i merr si pagë nga Kuvendi, përfshirë mëditjest si dhe pagë nga një kolegj privat.
Edhe Eman Rrahmani votoi kundër. Në deklarimin e tij, gëzon pasuri të paluajtshme si trashëgimi nga familja, rreth 100 mijë euro. Para të kursyera në banka ka afro 13 mijë euro.
Kurse paga mujore, ajo që merr nga kuvendi e nga bizneset që posedojnë së bashku me bashkëshorten si të ardhura vjetore arrijnë afro 31 mijë euro.
Visar Korenica vetëm një shtëpi që e konsideron të përbashkët me familjen e ka në vlerë prej 100,000 mijë euro. Dhe një banesë të blerë me mjete vetanake me 40,000 Euro.
Të hyra vjetore ka edhe afro 15 mijë euro përveç pagës vjetore që merre nga Kuvendi i Kosovës.
Edhe Enver Haliti i VV-së ka të ardhura vjetore goxha të mira. Pa pagën vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës ai merr afro 30 mijë euro në vit. Kurse para të gatshme kesh ka afro 12 mijë euro.
Disa nga këta deputetë herën e parë kishin tërhequr parat nga trusti./buletiniekonomik.com
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...