Lajme

Të akuzuarit për shtytje në terrorizëm i ashpërsohet dënimi

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 09 October 2017

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit R.A., për shkak të veprës penale “Shtytja në kryerjen e veprave terroriste” .

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Kështu nga 10 muaj burgim sa ishte dënuar në shkallë të parë, të akuzuarit, dënimi i është rritur  në 1 vjet e 6 muaj burgim.

„Gjykata e Apelit gjeti se edhe pse i akuzuari e ka pranuar fajësinë, ka shpreh pendimin për veprën e kryer, më parë nuk ka qenë i gjykuar, është mbajtës i familjes dhe me gjendjen të vështirë ekonomike, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe përsëritja e veprimeve, deri sa është zbuluar nga policia, tregon vendosmërinë e të tij për kryerjen e kësaj vepëre. Pastaj, vendi dhe rrethanat nën të cilat është kryer, janë të natyrës të atillë që paraqesin intensitet të rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit më të lartë,  ndaj të cilit me një dënim aq të butë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit“, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera