Lajme

Të akuzuarit në rastin “Veteranët” do të vazhdojnë të gjykohen

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 24 June 2019

Të akuzuarit në rastin “Veteranët” do të vazhdojnë të gjykohen. Gjithë kjo meqenëse Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve, duke i cilësuar si të pabazuara.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E. A.D. dhe XH.J duke i cilësuar si të pabazuara.

Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera