Lajme

Të miturit në Prizren i konfiskohet një elektroshok dhe gjera të tjera

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 17 November 2020

Në rrugën Wesli Klark, në Prizren, dje rreth orës 15:15 i janë konfiskuar një të mituri armë të ftohta, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë kontrollimit te i dyshuari janë konfiskuar një elektroshok, një brisk dhe një armë lodër.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa i mituri është liruar. /Gazeta inFokus/

 

Të tjera