Rozë

Tayna vjen sot me këngën e saj të tretë, duket atraktive në klipin e ri

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 18 August 2018

Sensacioni më i ri i skenës, reperja Tayna, është pa dyshim një prej emrave më të pëlqyer të momentit.

Pas dy super hiteve “Columbiana” dhe “Shqipe”, Tayna tashmë ka gati edhe këngën e tretë të saj.

Telegrafi merr vesh se rap-artisja ka përfunduar edhe xhirimet e klipit të ri, i cili publikohet sot (e shtunë) në orën 18:00.

-Advertisement-

Pa asnjë paralajmërim, Tayna ka vendosur që t’i befasojë fansat duke sjellë në heshtje projektin e saj të ri, por i cili nuk la pa u nuhatur nga mediat.

Telegrafi ka siguruar edhe disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit, në të cilin reperja do të vijë mjaft atraktive.

Kështu duket tayna në klipin e ri (Foto: Telegrafi)

Kësaj radhe, ajo vjen në një version modern dhe më seksi të Kleopatrës, teksa ka vendosur që pjesë të klipit në prapavijën e tij t’i bëjë piramidat e lashta të Egjiptit.

Klipi i është besuar regjisorit të njohur, Alban Selimaj, tashmë një emër i përzgjedhur nga shumë prej emrave të estradës.

Për klipin e ri të Taynës po kujdeset Alban Selimaj (Foto: Telegrafi)

Mbetet të shihet se çfarë impakti do të zgjojë te publiku projekti i tretë nga Tayna, që lansohet sot.

Pamje nga klipi i ri i reperes Tayna (Foto: Telegrafi)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera