Rozë

Tayna provokon nga Parisi, duket tërheqëse në imazhet para pasqyrës

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 02 October 2021

Edhe ky vit ishte mjaft i suksesshëm për reperen kosovare, Tayna.

Ajo realizoi disa projekte muzikore dhe ishte mjaft e angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore si në vend ashtu edhe në diaspora.

Ndërsa, së fundi, reperja nga Prizerin ka udhëtuar drejt Parisit për të kaluar disa ditë pushim, nga ku edhe ka sjellë imazhe.

-Advertisement-

E veshur me një fustan të shkurtër dhe të ngushtë me ngjyrë të zezë, 24-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme, elegante dhe provokuese po ashtu.

Reperja me disa imazhe joshëse në pasqyre tregoi se është bërë gati për të shijuar netët e vona në qytetin e Parisit.

Ndryshe, kënga e saj e fundit është “Taka” që erdhi bashkë me videoklip, ndërsa Tayna ka filluar punën për të publikuar një album, që do të jetë i pari në karrierë. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera