Rozë

Tayna nuk ia kursen vetes dhuratat e shtrenjta, ja makina luksoze që ka blerë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 09 December 2019

Reperja e njohur, Tayna, ka vendosur që t’i bëjë vetes një dhuratë mjaft të shtrenjtë për festat e fundvitit. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ajo ka zbuluar se bëhet fjalë për një makinë luksoze të markës “BMW X6”.

“Edhe një! Dhuratë për veten time! Para kohë 2020-ta”, shkruan reperja krahas fotos ku ajo ka pozuar pranë makinës së saj më të re.

Ndërkohë fansat e Tayna-s kanë mbetur të habitur me këtë dhuratë kaq të shtrenjtë, pasi kanë kaluar pak muaj që kur ajo tregoi njëtjetër automjet luksoz që i kishte bërë vetes dhuratë, një “Mercedez”.

-Advertisement-

Por mesa duket reperja e njohur i paska fiksim makinat dhe nuk ia kursen vetes dhurata të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera