Rozë

Tayna mezi njihet në këto fotografi nga koha e gjimnazit

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 02 May 2021

Reperja Doruntina Shala e njohur si ‘Tayna’, u bë pjesë e show-bizit rreth tri vite më parë me këngën ‘Columbiana’, e cila sot numëron mbi 65 milionë klikime.

Tayna për një kohë të shkurtër arriti të ketë sukses në skenën muzikore, duke u bërë një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

Por, nga paraqitja e saj e parë e deri më sot, pamja e Taynës ka ndryshuar shumë. Kjo pasi ajo shpesh bën “eksperimente” me dukjen e saj, e sidomos me ngjyrën dhe stilin e flokëve.

-Advertisement-

Në disa fotografi të siguruara nga ‘Express Rozë’ gjatë kohës që reperja ka qenë në gjimnaz, shihet se edhe gjatë asaj kohe ka bërë ndryshime me flokët e saj.

Po ashtu, në disa prej tyre, Tayna mezi njihet, pasi këto foto janë para disa vitesh, kur këngëtarja ka qenë shumë e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera