Rozë

Tayna ia vë pikën verës këtë të diele, paralajmëron lansimin e “Bass”

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 10 July 2020

Me ditët e nxehta të verës, janë lansuar edhe shumë hite plotë ritëm, andrenalinë të cilat do të definojnë këtë sezon.

Pas shumë emrave të njohur të estradës, tani është radha edhe për reperen më të suksesshme shqiptare Tayna.

-Advertisement-

Reperja nga Prizreni ka zbuluar kohën e publikimit të këngës së saj të shumëpritur.

Në një video të shkurtër të shkëputur nga kënga e re, Tayna ka treguar se kënga mban titullin “Bass” dhe do të lansohet të dielën në ora 16:00.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Tayna ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjigante “Sony Music” në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera