Tayna vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.
Reperja është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat ndiqet nga një numër i madh personash, të cilët i ‘shpërblen’ me imazhe atraktive.
Së fundi, ajo publikoi një video, ku shfaqet me të brendshme në pjesën e sipërme, ndërsa poshtë kishte veshur një palë xhinse.
Xhinset e zbërthyera bënin që t’i dukeshin të brendshmet dhe vuri në pah belin e sheshtë.
Kujtojmë se “A jo” titullohet projekti i fundit i Taynës, ndërsa pritet që së shpejti të publikojë këngën e re, ngase po punon rreth finalizmit të klipit.