Rozë

Taylor Swift thyen tre rekorde me klipin e ri

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 29 August 2017

Skena në klipin e ri muzikor të Taylor Swift ku shfaqet në një dhomë të mbushur me para duket se po bëhet realitet.

Në 4 ditë, ylli ka thyer tre rekorde të rëndësishme në rrjetin Youtube dhe Spotify, duke kaluar numrin e klikimeve të Adele dhe Ed Sheeran.

‘Look What You Made Me Do’ është klikuar më shumë se 8 milion herë në Spotify në ditën e publikimit, më shumë se asnjë këngë tjetër. Klipi i saj ka thyer edhe rekordin në Youtube brenda një dite.

-Advertisement-

Ajo ka marrë më shumë se 39 milionë klikime në 24 orë duke lënë pas Hello nga Adele që mori 27.7 klikime në ditën e parë, transmeton oranews.

Regjisori i Taylor, Joseph Kahn ka festuar këtë arritje në Twitter duke i quajtur mbështetësit e yllit të popit ‘të mahnitshëm.’ Duket se kjo këngë do jetë hiti i këtij viti pasi numëron mbi 52 milionë klikime për momentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera