Rozë

Taylor Swift shpenzon 50 milionë dollarë për një bllok apartamentesh

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 07 February 2018

Këngëtarja Taylor Swift ka shpenzuar gati 50 milionë dollarë për blerjen e disa apartamenteve në një bllok të lagjes Manhattan në New York.

28-vjeçarja së fundmi ka blerë një apartament në katin e dytë – duke ia shtuar edhe tri pronave tjera që i posedon në 155 Franklin Street në Manhattan.

New York Post raporton se ajo bleu apartamentin për 9.75 milionë dollarë nga financieri Jeremy Phillips.

-Advertisement-

Me shumë gjasë këngëtarja këto apartamente do t’i lidh me njëra-tjetrën dhe synon të ndërtojë edhe një garazh përmes së cilës do të hynte e dilte nga apartamentet pa kapur vëmendjen e mediave.

Dy apartamente në vitin 2014 i bleu për 19.95 milionë dollarë.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera