Rozë

Taylor Swift mbështetje për demokratët

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 08 October 2018

Taylor Swift, këngëtarja amerikane vendosi të flas hapur në lidhje me bindjen e saj politike. Ajo deklaroi se për kë do të votonte duke shkruar në rrjetin e saj social: “Unë do të votoj për Phil Bredesen dhe Jim Cooper”.

Ajo foli hapur kundër kandidates republikane Marsha Blackburn, ku deklaroi se ajo nuk mund të votonte dikë e cila nuk kishte përkrahur ‘luftën’ për barazi gjinore e nuk kishte dhënë mbështetjen e saj në lidhje me luftën kundër dhunës kundrejt femrave. Duket qartë që bindjet e saj janë më demokratike se kurrë.

Ajo në shkrimin e saj gjithashtu tha se ajo gjithmonë do të ishte e gatshme të votonte për ata të cilët do të mbronin dhe mbështesnin qenien njerëzore, ashtu siç ata e meritojnë.

-Advertisement-

Taylor, në qershor të këtij viti dha një fjalim tepër motivues në përkrahje të LGBT, ku në deklaratën e saj më të fundit nuk la pa përmendur faktin se ajo gjithmonë do të besonte në luftën kundër diskriminimit të tyre. Ky postim u gjend tej mase motivues tek audienca, ku këta të fundit e mbështetën atë ndërmjet mesazheve të tyre përkrahëse në lidhje me qëndrimin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera