Kuzhina

Tavë kosi me mish qengji

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 04 April 2018

Kosi është një përbërës që mund të gjendet në receta të ndryshme, qoftë dhe ato tradicionale.

Blogerja, Adeola Lumshi Rakipi gatuan tavë kosi me mish qengji.

Për të përgatitur këtë recetë për 4 persona na duhen:

-Advertisement-

1 kg mish qengji i freskët

1 kg kos shtëpie

2 lugë miell

3 kokrra vezë

pak gjalpë

2 lugë oriz

kripë

Përgatitja: Në një tavë vendosim mishin, e kriposim, shtojmë pak gjalpë, dy lugë oriz, 1 gotë ujë. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e kalojmë në furrë në 220 gradë. Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së pjekjes, heqim letrën e aluminit.

Ndërkohë në një tas miksojmë tre kokrra vezë, shtojmë pak kripë dhe 2 lugë miell, e miksojmë mirë që mielli të mos bëhet kokërr dhe shtojmë rreth 1 kg kos.

Përbërësit i kalojmë në një tenxhere, pasi i shtojmë pak lëng mishi e kalojmë në zjarr derisa të marrë valë, përziejmë me lugë gjatë gjithë kohës.

Përbërjen me kos e shtojmë në tavën me mish, i lëmë të gjithë përbërësit të piqen me njëri tjetrin derisa të marrim një ngjyrë të artë, rreth 45-50 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera