Sport

Taulant Dajaku: Ka mjaftueshëm kohë për ta përfunduar kampionatin në fushë

Autori: Erion Maliqaj 20:07 | 07 April 2020

Mesfushori i Ferizajt, Taulant Dajaku, është shprehur optimist se kampionati i Kosovës mund të përfundoj në fushën e lojës, shkruan Gazeta inFokus.

Dajaku në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi në futbollin kosovar.

Futbollisti nga Skenderaj ka thënë se kjo periudhë karantine është shumë e vështirë.

-Advertisement-

“Është periudhë e vështirë pasi s’besoj se ndokush nga ne të ketë kaluar izolim të tillë kolektiv. Stërvitjet individuale janë sa për të mbajt sadopak ritmin, pasi është e vështirë të zhvillosh ritëm të lartë në kushte të tilla, por me e rëndësishmja e kësaj gjendje është dhe duhet të jetë kujdesi i shtuar që duhet të kemi, pasi kjo gjendje nuk është një lojë dhe duhet ta trajtojmë seriozisht”, tha Dajaku.

Fotografia e FC Ferizaj

Taulant Dajaku beson së kampionati mund të mbyllet në fushën e lojës, pasi sipas tij ka kohë të mjaftueshme.

“Mendoj se s’duhet të ketë asnjë ide që vazhdon me ketë mendimin se gjerat do mbyllen kështu siç janë, pasi po shohim shumë nga shtetet që kanë bërë një përllogaritje të kohës se kur mund të filloj rikthimi në normalitet, kështu që edhe nëse do duhet të nisim në mes të qershorit ka mjaftueshëm kohë që deri para mes gushtit të përfundoj kampionati. Sigurisht ndoshta në tri mesjava që duhet luajtur, dhe kështu fillimi i kampionatit tjetër të behet në shtator siç zakonisht e nisnim dikur”, deklaroj mesfushori i Ferizajt.

Për fund 33 vjeçari dha një mesazh për të gjithë futbollistët.

“Mesazhi im është i thjeshtë, nëse deri tani kemi mendu se si duhet të fitohen lojët e luajtura kjo që po kalojmë nuk është lojë, është gjendje e rëndësisë me të veçantë, sepse varet ekzistenca e jonë dhe njerëzve me të dashur që na rrethojnë, pasi te dhënat thonë se është virus që ka rrezikshmëri shumë të madhe të moshat e rritura, për prindërit e gjyshërit tonë, andaj duhet kujdes dhe shqetësim vetëm kjo gjë duhet te jetë në këtë kohë”, përfundoj Taulant Dajaku.

Taulant Dajaku aktualisht është futbollist i Ferizajt, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Drenicën, 2 Korrikun, Prishtinën dhe Trepcën ’89./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera