Tatuazhi i Kim Kardashian nuk është më “i fshehtë”
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 10 November 2023
Ndërsa motrat Kardashian-Jenner kanë shumë të përbashkëta – nga lançimi i markave tek eksplorimi i shumë tendencave të modës ndër vite – për një kohë të gjatë ishte një gjë e veçantë që e dallonte Kim Kardashian nga të tjerat: tatuazhet. Kim, shumë kohë më parë, e shprehu qartë qëndrimin e saj për pikturat në trup në një intervistë në “The Wendy Williams Show”, në vitin 2009, kur tha: “Zemër, a do të vendosje një ngjitëse në parakolpin e një “Bentley”?” duke e krahasuar veten me markën luksoze të automjeteve.
Megjithatë, më shumë se një dekadë më vonë, duket se Kardashian mund të ketë ndryshuar mendim. Në një episod të fundit të “The Kardashians“, ajo zbuloi se ka bërë një tatuazh në buzën e poshtme (simbolin e infinitit), pasi pati debutimin në “Saturday Night Live”, në tetor 2021. “Kjo është mënyra si festoni mbrëmjen e së shtunës mbrëma – me një tatuazh të vogël në 4.30 të mëngjesit”,– tha ajo.
Një klip nga prapaskenat tregon Kardashian me tatuazhin në pjesën e brendshme të buzës së poshtme, një vend i fshehur që ajo ndonjëherë e harron. “Askush nuk e di, askush nuk e sheh. Por herë pas here, unë pastroj dhëmbët me fije dhëmbësh dhe shoh të zezën, pastaj kujtoj: “Ç’është kjo gjë e zezë?”
Kim nuk është motra e vetme Kardashian-Jenner me një tatuazh në këtë vend. Në korrik 2016, Kendall Jenner gjithashtu gdhendi fjalën “MEOW” në pjesën e brendshme të buzës, megjithëse më vonë i tha Ellen DeGeneres në “The Ellen DeGeneres Show” se ishte penduar për këtë vendim.

T� tjera
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
































