Ekonomi

Tatimpaguesit të kënaqur me shërbimet e ofruara nga ATK

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 21 June 2018

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, sot ka mbajt konferencë të përbashkët, në të cilin janë prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur perceptimet e tatimpaguesve, përfshirë individët dhe bizneset e madhësive dhe sektorëve të ndryshëm, lidhur me punën dhe shërbimet e ofruara nga ATK. Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi i opinionit të tatimpaguesve mbi mandatin e ATK-së, disponueshmërinë e informatave nga ATK-ja, vështirësitë dhe koha që shpenzohet për procedurat e ATK-së, profesionalizmi dhe trajtimi që ata marrin nga stafi i ATK-së.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se ka rritje të kënaqshmërisë së tatimpaguesve, për shërbimet e ATK-së gjatë vitit 2017.

Në të gjitha fushat ka rritje të kënaqshmërisë së tatimpaguesve ndaj ATK-së, tha gjatë fjalimit të tij, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, i cili ndër tjera shtoj se kjo është anketa e dytë e këtij lloji dhe ka për qëllim që t’i identifikojë dobësitë e ATK-së, si dhe të identifikojë rastet kur tatimpaguesit konsiderojnë dhe vlerësojnë veprimet e ATK-së, si të pamjaftueshme në ofrimin e shërbimeve për ta. Bazuar në të gjeturat e kësaj ankete do t’i orientojmë aktivitetet tona, në mënyrë që tatimpaguesit t’i realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë me ligj, dhe nuk do të lejojmë që ato të drejta të cenohen në çfarëdo forme, tha Imeri.

-Advertisement-

Ky studim gjithashtu paraqet një fushë të mbështetjes nga Qeverisë Gjermane, të implementuar nga Projekti i GIZ-së për Reformimin e Sistemit të Financave Publike të ofruar për Administratën Tatimore të Kosovës, e cila synon në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e performancës në përgjithësi drejt modernizimit të administratës tatimore, duke promovuar efikasitetin në funksionet kyçe institucionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera