Lajme

Tash zyrtarisht: Presidenti i kërkon Kryeministrit t’i ndajë 100 mijë dollarë për Hjustonin

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 04 September 2017

Një ditë më parë Presidenti Thaçi i kishte kërkuar nëpërmjet Facebook’ut një gjë të tillë Kryeministrit Mustafa. Pas reagimit të Mustafës, i cili tha se gjëra të tilla nuk kërkohen nëpërmjet rrjeteve sociale, Presidenti Thaçi i ka nisur letër shefit të ekzekutivit në largim që t’I ndaj së paku 100 mijë dollarë si ndihmë për qytetarët e prekur nga uragani në Hjuston të SHBA’ve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe zyrtarisht i ka dërguar shkresën kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për të mbështetur qytetarët e Hjuston të SHBA-ve, pas përmbytjeve të nxitura nga uragani Harvey.

Në shkresën drejtua kryeministrit, presidenti Thaçi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i ndaj së paku 100 mijë dollar për qytetarët e prekur nga uragani në Hjuston.

-Advertisement-

Kjo është shkresa e plotë e presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Mustafa,

Duke njohur përkrahjen e madhe që ka dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lirinë dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës,

Duke marrë parasysh shpirtin solidar të popullit të Kosovës,  që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën,

Duke ndjerë shqetësimet e qytetarëve të  Republikës së Kosovës, të ndara me shqetësimet dhe zhvillimet në Hjuston, pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey,

I bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim urgjent për ndarjen e së paku njëqindmijë dollarëve amerikanë (100.000 US$), në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë. Jam i vetëdijshëm që kjo shumë është simbolike, por ne, si një shtet i ri, por me një traditë shekullore të solidaritetit, gjithmonë kemi ndihmuar me aq sa kemi pasur mundësi.

I nderuari Z. Mustafa,

Jam i bindur që Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilën Ju e udhëhiqni, në një kohë sa me të shpejtë, do të bëjë ndarjen e kësaj shume simbolike financiare si dëshmi e solidaritet të qytetarëve të Republikës së Kosovës me qytetarët e Hjustonit.

Me respekt!

Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera