Tash e 5 muaj në ndërtim, ja kur pritet të përfundojë rruga “Skënderbeu” në Bardhosh
Autori: Samire Jaha
20:34 | 17 August 2023
Rruga “Skënderbeu”, në Bardhosh tash e 5 muaj ka qenë duke u rindërtuar, e ku pritet të përfundoj brenda muajit shtator, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu kanë konfirmuar për Infokus, nga Komuna e Prishtinës.
Nga kjo komunë kanë treguar se vonesat në përfundimin e kësaj rruge, kanë qenë për shkak të disa mangësive në projekt.
“Punimet në rrugën “Skënderbeu” në Bardhosh, pritet të përfundojnë brenda muajit Shtator. Vonesat në realizimin e këtij projekti kanë qenë për shkak disa mangësive në projekt, si mungesa e rrjetit te kanalizimit fekal, rrjetit të ujësjellësit si dhe infrastrukturës nëntokësore të ndriçimit, të cilat kanë marrur shumë kohë dhe të cilat kanë ndikuar në planin dinamik të realizimit të punimeve”, janë përgjigjur nga komuna për Infokus.
Ndryshe për realizimin dhe përfundimin e kësaj rruge, komunës iu është dashur të shpenzojë gjithsej, 235 mijë e 467 euro.
“Shuma totale e punëve të kryera deri më tani është: 135,467.60€, ndërsa jemi në procedim të situacionit të katërt të përkohshëm në vlerë prej: 100,000.00 €”, janë përgjigjur nga komuna.
Ndërkaq ndërtimi i kësaj rruge ka bërë që autobusët e Trafikut Urban ta ndalojnë qarkullimin andej duke bërë që qytetarët të ecin këmbë më shumë se 15-20 minuta deri tek stacioni ku edhe ndalen tash autobusët./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...































