Sport

Tare zbulon një detaj të pabesueshëm për transferimin e Muriqit te Lazio

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 12 October 2020

Drejtori sportiv i klubit të Lazios, Igli Tare, ka zbuluar një detaj interesant rreth transferimit të Vedat Muriqit, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi kali nga Fenerbahce te Lazio për shumë e 20 milonje eurove.

E Tare ka deklaruar se po mos te ishte pandemia ‘Covid-19’ ndoshta sulmuesi kosovar nuk do të ishte sot pjesë e Lazios.

-Advertisement-

“Nëse nuk do të jetonim në kushtet e COVID-19, nuk do të blinim dot Vedatin për shifrën që e morëm. Mbase nuk do e merrnim fare. Pandemia na dha mundësinë që të firmosnim me të”, tha Tare për Sporx.

Sulmuesi prizrenas akoma nuk ka debutuar me klubin romak, por pritet që shumë shpejtë të bëjë paraqitjen e parë me Lazion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera