Sport

Tare ka një lajm të keq për Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 22 August 2018

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për ardhjen e Cristiano Ronaldos në Serie A te skuadra e Juventusit.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka lavdëruar ardhjen e Cristiano Ronaldos në Juventus.

Ai ka thënë se portugezi meriton lëvdata për dëshirën e tij të dëshmohet edhe në Itali.

Por, ai beson se Ronaldo nuk do ta ketë aspak të lehtë në Serie A.

-Advertisement-

“Ronaldo nuk ka bërë një hap prapa duke u larguar nga Real Madrid në Juventus sepse Juventus është klub i nivelit botëror”, deklaroi Tare për mediat italiane.

“Ata kanë arritur dy finale të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit. Ronaldo dëshiron të dëshmohet edhe në Itali por mendoj se Serie A është liga më e vështirë në botë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera