Sport

Tare ka një ide se për çka ka nevojë Kombëtarja shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 10 October 2017

Igli Tare njihet dhe si një njohës shumë i mirë i lojtarëve, gjë që cilën ai e ka të vështirë ta bëj tek skuadra jonë.

Igli Tare, ish-sulmuesi kuqezi dhe aktualisht një nga drejtuesit sportiv më të njohur në Itali, është i të njëjtit mendim me lojtarët sa i përket përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe kësaj faze ambientimi të Christian Panuccit me përfaqësuesen shqiptare.

“I duhet dhënë kohë trajnerit se ne e kemi zakon tashmë t’i vëmë nën presion. Ai është duke bërë një punë të mirë me ekipin, por sigurisht ka nevojë për më shumë kohë”, u shpreh drejtor sportiv i Lazio-s, Igli Tare.

-Advertisement-

Tare njihet dhe si një njohës shumë i mirë i lojtarëve, gjë që cilën ai e ka të vështirë ta bëj tek skuadra jonë, shkruan “Top Channel”.

“Çdo periudhë ka pasur mënyrën e vetë të lojës, nuk mund të gjykojë njeri, e rëndësishme është në këto momente që të them se Shqipëria është një skuadër me identitet”, theksoi Tare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera