Lajme

Tanku rus qëllon mbi një makinë me refugjatë, vritet një 9 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 22 March 2022

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar për sulmin e forcave ruse në Kharkiv të Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo prokurori kanë njoftuar se në këtë rajon një tank rus ka qëlluar mbi një makinë me refugjatë, duke lënë të vdekur një fëmijë 9-vjecar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 117 fëmijë dhe 150 të tjerë janë plagosur.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen e “War in Ukrainë”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Sot janë bërë 27 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera