Lajme

Tani edhe në Kosovë| Zvogëlon lukthin një 52 vjeçare, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 23 April 2021

Është bërë intervenimi i parë në Kliniken Kirurgjikë Abdominale, për zvogëlimin e lukthit, shkruan Gazeta inFokus.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm

-Advertisement-

Këtij intervenimi i është nënshtruar një 52 vjeçare e cila pas 7 ditësh është liruar për në shtëpi dhe ëdhtë në gjendje të mirë shëndetësore..

Këtë intervenim e bëjnë kryesisht persona në mbipeshë dhe më herët nuk është bërë në vendin tonë.

Në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se janë të gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. /Gazeta inFokus/

Postimi i plotë i QKUK-së:

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar intervenimi me qasje laparaskopike në fushën e kirurgjisë bariatrike (ose ndryshe heqja e peshës së tepërt nga trupi).

Ky intervenim është realizuar në bashkëpunim me stafin shëndetësor të Klinikës së Anestezionit, me ç‘rast pacienti i është nënshtruar operacionit “Sleeve gastrectomy – Body Mass Index” (Zvogëlim enorm i lukthit për arsyer të obezitetit).

Pacientja (52 vj.) është liruar në shtëpi  7 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat pacientët tanë, më parë operacione të tilla i kryenin jashtë vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera