Lajme

“Tani e tutje e papunë”, moderatorja e njohur reagon pasi RTK nuk ia vazhdoi kontratën

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 23 March 2022

Televizioni publik i Kosovës është në reforma të cilat kanë ndikuar në ndryshime brenda strukturës së tij.

Javë më parë u bë e ditur që nga data 31 mars 2022 nuk do të vazhdohen sipas deklarimeve zyrtare rreth 180 kontrata mbi vepër.

Në këtë grup hyn edhe prezantuesja e njohur, Kaltrina Mikushnica.

-Advertisement-

Duke e marrë me sportivitet, ajo përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se tani e tutje është “e papunë”.

“Tretman pas tretmani, kam me iu lodhë sidomos pas muajit mars sepse jam e papunë. Unë bëj pjesë në kontratat me shërbime në RTK që i kanë ndërprerë rreth 300 kontrata. Nuk dyshoj për asnjërin
prej tyre sepse shumica kanë gjetur vende të tjera të punës sepse kanë qenë të jashtëzakonshëm në punën e tyre por nuk e di ku ia kanë qitë fundin [menaxhmenti] kësaj pune. Do pushoj për disa muaj, ndoshta hy në punë në ordinancë pediatrike”, ka deklaruar Mikushnica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera