Sport

Talljet në rrjetet sociale me humbjen e thellë të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 00:08 | 15 August 2020

Barcelona është eliminuar në mënyrën më të turpshme nga çerekfinalja e Ligës së Kampioneve, pasi është mposhtur nga Bayern Muncheni me rezultat te thellë 8-2, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ nuk ishin në natën e tyre, duke pësuar kështu humbjen më të thellë në histori të klubit në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Golat për Bayernin i realizuan Coutinho 2x, Muller 2x, Lewandowski, Perisic, Gnabry dhe Kimmich, ndërsa golin për ‘katalunasit’ shënoi Suarez dhe një autogol nga Alaba.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje ‘bavarezët’ kanë kaluar në gjysmëfinale, ku do të takohen me fituesin e duelit Lyon – Manchester City.

Më të përfunduar ndeshja e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, në rrejtet sociale kanë filluar talljet e ndryshme me skuadrën e Barcelonës.

Shumë tifozë anë e kënd botës kanë ironizuar në forma të ndryshme më këtë disfatë turpëruse të Barcelonës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera