Fokus

Tallja e Edi Ramës, pas takimeve me liderët në Kosovë, merret me komentet e qytetarëve

Autori: Halil Berisha 14:50 | 30 June 2020

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama qëndroi për afër dy ditë në Kosovë.

Këtu u takua me liderët politikë në vend, ku temë kryesore ishte puna e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë përmes të cilës njoftohej se është ngritur aktakzuë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, shkruan gazeta Infokus.

Por, pavarësisht se sherri i kësaj aktakuze dështoi edhe takimi i 27 qershorit që konsiderohej historik në Shtëpinë e Bardhë, Rama, pas vizitës në Kosovë, ka gjetur kohë të merret me diçka shumë më të vogël e të parëndësishme.

-Advertisement-

Ai, në konferencë për media, akuzoi qytetarët për komentet e tyre që i bëjnë në rrjetet sociale.

Rama, akuzonte qytetarët se po tregohen naiv me komente, shkruan gazeta Infokus.

“KHistoria jonë e shqiptarëve këndej e andej duhet të na e ketë mësuar se ka gjithmonë një kohë për t’u përleshur me njëri tjetrin për ide bindje e politikë por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për tu bashkuar me njëri – tjetrin për historinë tonë dhe për gjeneratat tjera, kush kujton e mendon, kush propagandon qoftë edhe me një koment të pafajshëm, naiv në rrjete sociale si individ se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo për çkapjen e shtetit, është ose naiv, krejt naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi, nuk ka mundësi tjetër”, ka thënë Rama./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera