Opinione

Talibanizimi politik i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 17 August 2021

Qëndrim i Albin Kurtit, është thjeshte blerje e aksioneve politike të qeveria Biden.

Shkruan: Hysen Berisha

E vetmja paralele që mund të bëhet në mes Kosovës dhe Afganistanit është qeveria antiamerikane, e njëjtë me atë që po instalohet këto ditë në Afganistan.

-Advertisement-

Tendencat e rrezikshme për të ngrite panik se edhe në Kosovë do ndodhë që Amerika të largohet, është krahasim i pamundur.

Çështja është se a duhet qeveria të fokusohet në punën e sajë për

shpëtimin e jetëve të afganëve para qytetarëve kosovarë?!

Si mund ti referohemi humanitetit në veprimet e kryeministrit me çështjen e të ikurve nga Afganistani, përderisa trishtueshëm po rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve, ndërkohë që asnjë personalitet që merret me luftën kundër virusit nuk e ka as kujdesin minimal të qeverisë.

Qeveria Kurti së pari, duhet të kujdesët për përmbushjen e detyrave kushtetuese ndaj shtetasve të vet e pastaj ndaj afganistanasve.

Realiteti kosovar e zbehë qëllimin politik për ta quajtur humanizëm nga ana e kryeministrit, pranimin e të ikurve afgan.

Që nga viti 1979, kur Afganistani e përjetoi invazionin ruso-komunist, u kthye në histori mjerimi për popullin afgan.

Ky invazion shënon fillimin e tragjedisë historike në Afganistan. Edhe pas mbi katër dekada, fundi i kësaj tragjedie është akoma i paparashikueshëm.

Ndërhyrja ushtarake dhe politike e SHBA-ve për shpëtimin e popullit afgan nga radikalistët taleban të influencuar nga regjimi rus, solli lirinë dhe i dha shansin Afganistanit që të bëhet pjesë e botës së civilizuar.

Anti amerikanizmi i radikalëve afgan po e fundos shtetin e Afganistanit.

Çfarë ndodhi pas lirisë dhe instalimit të pushtetit demokratik dhe largimit të ushtrisë Amerikane?

Në Afganistan pas lirisë, ndodhi gjallërimi politik i lëvizjes radikale talebane që u shkrinë edhe me falanga të alqaedas se Binladen, që solli rënien e forcave politike demokratike dhe pro amerikane.

Me këtë, në pushtet dhunshëm po instalohen organizatat ekstremiste të influencura edhe nga interesat ruse në rajon, duke promovuar politika antiamerikane me qëndrime radikaliste që sollën deri këtu sa, sot po vihet në pyetje ekzistenca e Afganistanit si shtet.

Paralelja në mes situatës në Afganistan me atë në Kosovë, është e paqëndrueshme dhe qëllim ogurzi.

Gjuha tendencioze për një paralele në mes situatës dhe zhvillimeve në Afganistan, tërheqjes së PUA (Pranisë Ushtarake Amerikane) nga atje, me situatën në Kosovë nuk është e qëndrueshme dhe ka synim friken, mosbesimin dhe kamuflimin e pretendimeve për rritjen e opinionit antiamerikan që po pretendojnë subjekt të caktuar ta bëjnë tash e dy dekada liri në Kosovë.
Jo rastësisht pushtetar aktual e provuan në mediat që i janë vënë në shërbim rrezikqeverisjes së instaluar me votë, të ndjellin këtë kompleksitet politik, i cili do ta bëj edhe më konfuz qytetarin që tashmë veç është në krizë ekonomike e sociale.

Si duhet interpretuar tendencën për të tërhequr paralele në mes Kosovës dhe Afganistanit?!

Nëse në teoritë zhvillimorë të udhëheqjes dhe menaxhimit thuhet se, hapi i dytë pas identifikimit të objektivit që e garanton suksesin është ekipi, atëherë kjo qeveri e SHBA ka atashua në Afganistan njerëz të komprometuar moralisht dhe në mision, që ta dështojnë SHBA-në në Afganistan e në Kosovë, përmes zyrës se Beogradit.

Jo rastësisht mundohet të tërheqë paralele në mes çështjes në Afganistan dhe asaj në Kosovë, diçka që në asnjë dimension as politik, as ekonomik, as historik, as gjeostrategjik nuk është i krahasueshëm.

Kjo rrethanë, vetëm si doktrine e krimit politik dhe misionit në shërbim të Serbisë dhe Rusisë mund të ketë përafrim standardesh të veprimit me mision.

Nuk është e rastit që të tillët sot edhe përndiqen penalisht e janë “non grata” në SHBA për korrupsion dhe evazion fiskal.

Për ne si qytetarë të Kosovës, nuk do duhej të përbejnë interes as njëra nga këto zhvillimi afgane.

Për ne, shqetësuese dhe me interes janë lëvizjet e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Po ashtu edhe në zhvillimet e brendshme ku veç këtë qast janë pesë të vdekur, mbi 1700 të infektuar në ditë, me Corona virus; asnjë kujdes për bashkatdhetarët që përplasen me laboratorët për analizat e udhëtimit; asnjë përkujdesje për punëtorët shëndetësorë me repartet plotë të sëmurë; asnjë kujdes për administratën dhe policinë; asnjë përgatitje për fillimin e vitit të ri shkollor; asnjë përgatitje e konvikteve për akomodim të nxënësve dhe studenteve.

Prandaj, qëndrim i Albin Kurtit si kryeministër i Republikës së Kosovës, lidhur me pranimin e të ikurve nga Afganistani, është thjeshte tendencë për blerje të aksioneve politike të qeveria Biden për shkak të dështimeve dhe krizës në politiken e jashtme, si dhe në atë të brendshme që me politika të gabuara po ua sjellë në rrezik jetën dhe qenien e shqiptarëve në Republikën e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera