Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit

Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 11 July 2023
Administrata talibane tha të martën të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan duhet të ndalohen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar.
“Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane…Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talibane në një deklaratë për media.
Që kur talibanët morën kontrollin në vitin 2021, Suedia nuk mban më një ambasadë të hapur në Afganistan.
Urdhri pritet të ndikojnë në organizatën joqeveritare suedeze, Komitetin Suedez për Afganistanin, i cili ka një prani të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke ofruar ndihmë në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe zhvillimin rural me mijëra punonjës ndihmës të përfshirë.
Muajin e kaluar, një emigrant irakian në Suedi dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, duke shkaktuar zemërim të gjerë brenda botës myslimane.
Komiteti Suedez për Afganistanin nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi urdhrin e talibanëve. Administrata talibane nuk dha detaje se cilat organizata do të prekeshin.
Sektori i ndihmës në Afganistan tashmë është përballur me sfida të mësha për shkak të kufizimeve të ndryshme, duke përfshirë kufizimet për punonjëset femra dhe një ulje të financimit për planin vjetor humanitar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Këto rrethana tregojnë se vendet donatore po zvogëlojnë mbështetjen e tyre financiare.
Më 29 qershor, një person grisi dhe më pas dogji Kuranin para xhamisë qendrore të Stokholmit të Suedisë. Ai kishte leje që të protestonte para xhamisë të mërkurën, që përkoi me ditën e parë të Festës së Kurban Bajramit.
Por, pavarësisht se kishte dhënë leje për këtë protestë, policia suedeze më pas nisi një hetim për këtë rast.
Autorizimi i policisë për këtë protestë u bë disa javë pasi Gjykata e Apelit në Suedi refuzoi një vendim të policisë për të ndaluar dy protesta në Stokholm, ku përfshinin edhe djegien e Kuranit./rel

Të tjera
-
Mustafa i LDK-së: LVV s’po do zgjidhje, por ndoshta zgjedhje të reja
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa para seancës së Kuvendit, tha se qëndrimet e...
-
Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun, tregon çfarë biseduan
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se është takua...
-
Haradinaj i nervozuar para seancës: Mashtruesi (Albin Kurti), po e mban peng Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Zogaj: Ky cirk politik është përgjegjësi e LVV-së, po kalojmë një krizë të thellë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka akuzuar Lëvi...
-
Kërkohet paraburgimi i një prej të arrestuarve nga operacioni më i madh kundër dro*gës “Qielli i thyer”
Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, caktimin e ...
-
Haxhiu paralajmëron dështimin e 34-të: Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim as sot, flas kur të dal
Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albul...
-
Qalaj: Po presim reflektim nga koalicioni i shumicës, PDK po bën një punë të mrekullueshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar s...
-
Shahini: Prioriteti i imi do të jetë arsimi, Prishtina ka nevojë për ndërtimin e mbi 10 shkollave
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka treguar se p...
-
Mediat amerikane raportojnë se Trumpi ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, ...
-
KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet
Kandidati për kryetar të komunës duhet të ketë qenë për së paku 3 vjet banor ...
-
Jashari viziton trupat e FSK-së që po trajnohen në SHBA
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar trupat e ...
-
WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar
Presidenti Trump u tha ndihmësve të tij të lartë të martën vonë se kishte mir...