Lajme

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës në prova te skuadra e madhe spanjolle (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 16 July 2017

Talenti kosovar që jeton në Suedi Dardan Dakaj, 17 vjeçari që para pak muajsh u grumbullua me Kosovën U19, ka udhëtuar drejt Spanjës, raporton infokusi.com.

Ashtu edhe siç pritej, ai i është bashkuar Levantes, me të cilën ka nisur stërvitjet ku do të qëndrojë tri javë.

LEXO EDHE: Talenti i Përfaqësueses së Kosovës në prova te skuadra e madhe gjermane

Në një prononcim të mëhershëm menaxheri i tij, Elvir Omeragiq, ka zbuluar se Dakaj ka oferta të mëdha.

-Advertisement-

“Interesim të madh ka pasur edhe nga Dinamo Zagreb dhe Kaiserslautern, dhe klube tjera të Spanjës”, shtoi ai.

LEXO EDHE: Talenti i Përfaqësueses së Kosovës transferohet në La Liga

Dakaj  deri tani ka luajtur me skuadrë Trelleborgs të Suedisë në rolin e mesfushorit./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera