Sport

Talenti norvegjez firmos për 5 vite me Milanin!

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 01 October 2020

Talenti norvegjez Jens Petter Hauge është zyrtarisht një futbollist i Milanit. 20-vjeçari i cili vjen nga Bodo Glimit dhe arriti t’i shënonte Milanit në përballjen mes tyre në turin e tretë të Europa League, ka firmosur kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë. Hauge i cili pas pak ditësh do të mbushë 21-vjeç, në 2 sezonet e fundit me Bodo Glimt është aktivizuar në 51 takime duke shënuar plot 26 gola.

Ai luan si sulmues anësor dhe konsiderohet si një përforcim shumë i rëndësishëm për të ardhmen për Milanin. Norvegjezi i talentuar do të mbajë veshur fanellën me numër 15 dhe me shumë gjasa do të jetë në stol në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Spezias. Kartoni i sulmuesit nordik i ka kushtuar Milanit 5 milionë euro, plus bonuset.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera