Sport

Talenti kosovar vazhdon kontratën me Bayern Munich

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 August 2021

Mesfushori me origjinë kosovare, Arijon Ibrahimovic ka vazhduar kontratën me gjigandin bavarez, Bayern Munich, deri me 2024-n, kjo është bërë e ditur nga kampion gjerman.

Kontrata e re për 15 vjeçarin vie pak ditë pasi ishte pjesë e stërvitjes së ekipit të parë të Bayern Munich, në krye me trajnerin Julian Nagelsamann, shkruan Gazeta Infokus.

Arijon Ibrahimovic ka shënuar 20 gola dhe 17 asistime në 13 ndeshje me ekipin e të rinjve dhe shihet si njëri nga lojtarët më premtues të akademisë bavareze.

-Advertisement-

Ai luan si mesfushor qendror, por mund të luaj edhe si mesfushor sulmues. Në nivel kombëtar ai përfaqëson Gjermaninë U 16. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera