Sport

Talenti i Superligës i harruar nga Kombëtarja e Kosovës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 23 May 2019

Festim Alidema kaloi sezonin më të mirë të karrierës te skuadra e Llapit, ku shënoi 12 gola.

Në një intervistë për Sportin në KTV, 21 vjeçari, thotë se asnjëherë nuk është ftuar nga grupmoshat e reja të Kosovës.

Alidema mendon se e ka merituar një ftesë të Kosovës U21, pas paraqitjeve të mira që ka pasur gjatë sezonit 2018/219.

-Advertisement-

Sporti në KTV, e ka kontaktuar edhe menaxherin e Kosovës U21, Zgjim Sojeva, i cili ka thënë se Alidema nuk mund të luajë më për U21, pasi nuk e lejon rregullorja e UEFA-s, e cila saktëson se lojtarët që kanë të drejt loje në kualifikime duhet të jenë të lindur nga 1 janari i vitit 1998.

Madje, Sojeva ka shtuar se kanë qenë shumë të interesuar që ta kenë në skuadër talentin e Llapit, ku nënvizon se e ka përcjellë nga afër edhe trajneri, Rafet Prekazi.

Alidema, përveç golave, ka bërë edhe gjashtë asistime, e ku nuk harron të falënderon të gjithë që e kanë përkrahur te Llapi.

Sulmuesi nga Pozherani i Vitisë, tregon se kontrata me Llapin i skadon në qershor dhe ëndrra e tij mbetet të luajë në Evropë.

Alidema u rrit te Vëllaznia e Pozheranit, para se të kalonte te Llapi në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera