Sport

Talenti anglez për pak humbi shikimin, Klopp: Këtë dëmtim s’e kisha hasur ndojëherë

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 19 November 2021

Curtis Jones nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, gjerman Jurgen Klopp, në ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit. Nuk mund të japë kontribut përballë Arsenalit, këtë fundjavë, sikurse ndodhi kundër Atléticos së Madridit dhe West Hamit para puazës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Arsyeja nuk është një problem muskulor apo një dëmtim i zakonshëm i një futbollisti, por krejt e kundërta: gjatë një seancë stërvitore atij i kua hyrë një gisht në sy gjatë një prej seancave stërvitore të skuadrës së kuqe. Kështu e shpjegoi vetë tekniku Jurgen Klopp:

“Mendova se si trajner kisha parë lloj-lloj dëmtimesh, por ky është një nga më të çuditshmit. Ai ka qenë me shumë fat, sepse të gjithë e dimë që me shikimin dhe sytë nuk bëhet shaka. Nuk po e lëmë të bëjë disa gjëra derisa mjekët të na ndezin dritën jeshile. Shikimi i tij tashmë është rikuperuar, por syrit i duhet edhe pak kohë.”

Mjeku që po e trajton, Jim Moxon, e shpjegoi më tej gjendjen e 20-vjeçarit, Curtis Jones: “Është një dëmtim jonormal dhe fatkeq. Gjëja më e rëndësishme është që shikimi të mos dëmtohet përgjithmonë dhe të mos vuash pasi të shërohesh plotësisht. Duhet t’i japim kohë dhe të presim disa javë. Ne nuk mund të përcaktojmë kohëzgjatjen e rikuperimit të tij, por mund të gjejmë mënyra të tjera për stërvitjen e lojtarit, siç po bëjmë ndërkohë në palestër.”

Dëmtimi i Jones ndikon në planet e Klopp për të krijuar treshen e tij të mesfushës. I riu anglez u është bashkuar mungesave të Naby Keita dhe Harvey Elliott, të dy jashtë, ndërsa Jordan Henderson dhe Thiago Alcántara janë rikthyer së fundmi në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Të tjera