Lajme

Talat Xhaferi tregon gjithçka që ndodhi ditën kur u miratua Ligji për Gjuhët

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 16 March 2018

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë për Interktiv të KTV-së, se para se se të vendosej në vazhdimin e seancës për miratimin e Ligjit të Gjuhëve, kishte lajmëruar gjithë opinionin edhe vendor edhe ndërkombëtar se mënyra e tejkalimit të kësaj situate është zbatimi i Kushtetutës dhe se nuk do të shqyrtoheshin amandamentet.

“Kjo për faktin se ato janë të bazuara në kompetenca jolegjitime, e jokushtetuese të kruet të shtetit se Ligji është jokushtetues, dhe arsyetimet që i jep për mosdekretim ndërhyjnë në çështjen e Parlamentit, dhe me pa të drejtë presidenti bëhet partnerë i procedurave ndaj ligjvënësit që është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Xhaferi.

“Kam qenë i koncentruar në atë që ka qenë detyrë parësore e imja. Detyrë parësore e imja ka qenë që të menaxhojë me rrjedhën e seancës së Kuvendit. Mënyra se si sillen deputetët nuk më përgjigjen mua si kryetar i Kuvendit, është çështje e etikës dhe moralit të deputetit. Unë thjeshtë kam qenë i përqendruar për punën time dhe nuk kam pranuar që të jem i dekoncentruar për të çuar deri në fund procedimin e Ligjit, pavarësisht atyre pamjeve kërcënuese”, ka thënë Xhaferi.

-Advertisement-

Ai tha se nuk ka pasur ofendime verbale nga ana e NIkolla Gruevskit as gjatë kohës sa ishin në këmbë, por as nga ana e tij.

“Ai tha se përse e bëj këtë, e unë e udhëzoj që të lëshojë vendin sepse nuk guxon të ngjitet në vendin se ku qëndroj unë. Për këtë para urdhëruar sigurimin se askush nuk guxon të hyjë brenda, derisa nuk ka kontakt fizik me njëri – tjetri. Afrimi aty ka qenë sinjal që sigurimi të futet brenda. Unë nuk dëshiroj që të përsëriten skena kur sigurimi me forcë nxjerrë deputetët jashtë”, ka thënë Xhaferi.

Ai thotë se për sa të jetë ai kryetar nuk do të lejojë që të përsëriten skena të atilla. Ndoshta, thotë ai, opozita e tanishme ka dashur një përsëritje të situatës kur deputetët nxjerrin jashtë deputetët.“Duke llogaritur në personalitetin tim të vrullshëm kanë mundur të llogarisin se unë do të përfshihem në një punë të tillë, por unë e pata përgatitur veten edhe në aspekt psikologjik”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi thotë se ka pritur që do të ketë reagime të tilla nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, por më së paku ka pritur që rolin prijës ta marrë vetë Gruevski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera