Lajme

Talat Xhaferi sot kryeministër i RMV: Ditë historike, s’ka fjalë për ta përshkruar vizionin e Ali Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 28 January 2024

Talat Xhaferi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, pas pak do të bëhet kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj.

Para shtatë vjetësh Xhaferi u bë kryeparlamentari i parë shqiptar në Kuvendin maqedonas dhe pak para momentit tjetër historik, ai ia atribuon këtë sukses të shqiptarëve Ali Ahmetit, ish kreut të UÇK-së dhe kreytarit të partisë më të madhe të shqiptarëve atje, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, shkroi Xhaferi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera